Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shtyrë afatin për gjobitjen e qytetarëve që nuk kanë ndërruar targat.

Në kërkesën e tij, Ambasadori Jeffry Hovenier synon që brenda 48 orëve të arrijë një marrëveshje për targa, mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi trelateral i Brukselit në Serbi u përcoll me një takim të presidentit serb Aleksandar Vuçiç me Listën Serbe, përfaqësues të serbëve në Kosovës ku u bë thirrje për ruajtje të paqes.

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë:

“Ne jemi me serbët tanë nga Kosova. Ne kërkuam vetëm që të jenë të kujdesshëm, të jenë të qetë, të ruajnë paqen dhe stabilitetin, t’i përgjigjen arrogancës së të tjerëve ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë veten dhe asgjë më shumë”.

Pas këtij takimi, Lista Serbe njoftoi për protesta nëpër të gjitha institucionet në veri të vendit.

Ndërkohë që Kurti u kritikua për refuzimin që t’i dhënë zgjidhje çështjes së targave. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave.

E shefja e UNMIK-ut në Kosovë tha se “dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo projekti për paqen e qëndrueshme”. Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e akuzon Kurtin se po e çon veriun drejt ndarjes nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të së hënës akuzoi shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell se hoqi dorë nga nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve, ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se Prishtina zyrtare nuk e do normalizimin, derisa vet Borrell tha se Kurti nuk pranoi marrëveshje për targat dhe Vuçiç po.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA