Pa të voglin e saj për herë të parë, momenti kur nëna shimpanze e merr në krahë dhe e përqafon

22/11/2022 18:22

Një shimpanze ka reaguar bë mënyrë shumë prekëse kur ka parë të voglin e saj në kopshtin zoologjik të kontesë Sedgewick në Kansas të SHBA-së.

Mahales i duhej të shërohej për disa kohë nga komplikimet gjatë lindjes cezariane dhe pas 48 orësh ajo pati mundësinë të shihte fëmijën e saj për herë të pare.

Vizitorët e kopshtit zoologjik e ndoqën  këtë moment me kamera, ndërsa nëna shimpanze pa të voglin e quajtur Kucha.

Kur shikon Kuchan ajo e prek, e merr në krahë e nis ta përqafojë me të dyja duart.

 “Mahale është mamaja më e mahnitshme, ajo nuk e ka lëshuar më fëmijën e saj që kur e mori për herë të parë në krahë”, shkruhet në Instagramin e Kopshtit Zoologjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA