Moti i keq vazhdon të ndikojë në lundrimet mbi Adriatik. Tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do të nisen si zakonisht në orën 23:00.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit në bashkëpunim me atë të Barit kanë vendosur që për të shmangur detin e trazuar, dy tragetet e linjës të nisen pas orës 05:00. Ndërkohë nisja nga Bari drejt Durrësit do të bëhet në orën 22.00 të së martës dhe pritet që tragetet të mbërrijnë rreth orës 7.00 të së mërkurës në Durrës.

Në mëngjes parashikohet një përmirësim i kushteve atmosferike në Gjirin e Durrësit, ku era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë nga veriperëndimi dhe deti do të regjistrojë një forcë  4-5 ballë.

Top Channel