Mungesa e mjekëve specialistë kirugë ka bërë që në spitalin e ri të Kavajë pavioni i kirurgjisë të qëndrojë i mbyllur.
-Po anestezist dhe kirurg?
“Për momentin kemi një anestezit dhe kirurg, por presim të lidhim kontratë me një kirurg tjetër që të fusim në funksion pavionin e kirurgjisë”, tha Adriatik Abdurrahmano, shef i poliklinikës së specialiteteve, Kavajë.
27 mjekë specialist të spitalit të Kavajës, duhet t’i shërbejnë 100 mijë banorëve. Numri i mjekëve është i pamjaftueshëm për këtë numër të lartë banorësh. Por përveç kësaj në spitalin e Kavajës mungojnë dhe mjekët specialit, pacientët që kanë nevojë për një konsult neuropsikiatri jo gjithnjë e marrin atë kur kanë nevojë.
“Për momentin kemi mungesë të pjesshme të neuropsikiatrit na vjen një neurologe nga Spitali Rajonal i Lezhës, 4 herë në muaj dhe na ofroj asistencën e saj dhe shumë shpejt presim të na ofrohet një mjeke neurologe”, u shpreh Adriatik Abdurrahmano, shef i poliklinikës së specialiteteve, Kavajë.
Shërbimi i urgjencës punon në çdo ditë dhe orë të javës, ndërsa edhe ata pak mjekë specialist që punojnë në këtë spital, jo çdo ditë janë aty për të punuar.
“Gjatë gjithë javës konsulatat spitalore bëhen nga e hëna në të shtunë, të gjithë specialistët janë të gatshëm për të dhënë shërbimin e tyre. Ndërkohë në spital funksion shërbimi patologjia, obsentrikës, pediatrisë. Presim të fusim në punë dhe shërbimin e kirurgjisë me afrimin e një kirurgu të ri. Në ditën e djelë është pushim si në të gjithë Shqipërinë, në rast nevoje thirrën specialistët për të dhënë ndihmën e tyre”.
Për mjekët që punojnë në QSUT apo në spitalin e Traumës, fundjava nuk është një ditë pushimi, përkundrazi për ta janë ditët më të vështira të punës pasi presin të gjitha rastet e vështira të spitaleve rajonalë.
Top Channel