Koncesioni 1.3 mld euro i Ballukut! Lekaj-Fier, Fusha shpk u bashkua me 7 kompani, eliminoi garën në tender

22/11/2022 19:32

Koncesioni 35-vjeçar për rrugën Lekaj-Fier parashikohet të kushtojë 384 milionë euro sipas kontratës së propozuar por ende të panënshkruar nga palët, Ministria e Infrastrukturës dhe grupi i kompanive me në krye Fushën.

Për koncesionin e kësaj rruge 46 kilometra të gjatë, në pjesën më të madhe të asfaltuar parashikoheshin shpenzime nga 170 deri në 200 milionë euro. Por koncesioni u dha pa garë duke dyfishuar kostot. Në tenderin për koncesionin e rrugës Lekaj, Konjat-Fier në garë janë futur një bashkim i 8 kompanive të drejtuara nga kompania fusha e cila deklaron se do ndajë punët me kompanitë Albavia’, ‘Agbes Construksion’, ‘Kupa’, ‘Ante Group’, ‘Klodioda’, ‘ALTEA’ dhe ‘Geostudio & Sphaera’.

Edhe pse në Shqipëri ka shumë kompani që merren me ndërtime rrugësh të këtij niveli. Asnjë prej tyre nuk hyri në garë. Ajo që e bën edhe më të dyshimtë mënyrën e dhënies së këtij koncesioni është mungesa e kompanive të huaja. Ky koncesion vetëm me një ofertë është më shumë dhënie e tenderit një kompanie të vetme me çmimin që ka kërkuar ajo dhe jo që i leverdis buxhetit të shtetit.

Pas ndërtimit me këtë kosto, të tetë kompanitë do ndajnë fitimin duke vendosur taksë për kalimin në rrugën me më shumë trafik në Shqipëri. Paraprakisht, thuhet se taksa do jetë dy euro, por ende nuk është nënshkruar kontrata dhe shifrat ndryshojnë rrugës. Kompanitë ndërtuese ndërkohë do ti paraqesin qeverisë kostot 384 milionë euro me gjithë interesat, para se të vendoset tatim fitimi.

Ndërkohë që sipas të dhënave qeveria do ti sigurojë kompanive pagesa nga 1 deri në 2.7 milionë euro nga viti 2025 deri në 2042 si garant për trafikun e munguar. Por një ide më e qartë në lidhje me shifrat do krijojë kontrata koncesionare e cila ka nisur të negociohet mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA