Ish-kapitenes së Uellsit nuk i lejohet hyrja në stadium me kapelën me ngjyrat e ylberit
22/11/2022 17:17
Regjimi konservator i Katarit është kritikuar pasi tifozët me kapele, bluza dhe flamuj me ngjyrat e ylberit u penguan të hynin në stadium për ndeshjet e Kupës së Botës.
Laura McAllister, 57 vjeçe, ish-kapitene e Uellsit, tregoi, siç shihet edhe nga pamjet, se kapela e saj me ngjyrat e ylberit ishte konfiskuar nga zyrtarët, por më pas ajo arriti ta kalonte fshehtas pranë rojeve të sigurisë në çantën e saj.
McAllister tha se ajo ishte urdhëruar ta hiqte kapelën me simbolet e komunitetit LGBT, pas mbërritjes në stadiumin “Ahmed bin Ali” për ndeshjen e Uellsit kundër Shteteve të Bashkuara.
Top Channel