“Çorbë derri”, deputeti Sajmir Korreshi tregon recetën që simbolizon parlamentin shqiptar

22/11/2022 17:38

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi tregoi sot në “Ftesë në 5” një tjetër anë tijën, si një kuzhinier që gatuan për familjen.

Korreshi është komentuar shpesh në medie dhe rrjete sociale, për shkak të humorit dhe batutave nëpërmjet të cilave trajton në foltoren e Kuvendit problemet e qytetit që përfaqëson, Lushnjës.

Por, në rrjetet sociale, deputeti i PD-së ka shpërndarë me ndjekësit dhe gatime të zonës së Lushnjës. Në një lidhje direkte për “Ftesë në 5”, ai tregoi për publikun se si e përgatit pispilinë, një gjellë tradicionale me lakra të egra dhe miell misri.

I pyetur nga Bieta Sulo se me çfarë pjate do e krahasonte parlamentin, Korreshi tha pa hezitim “me një çorbë derri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA