Batica më e madhe e 100 viteve të fundit nuk i bëri asnjë dëm Venecias, e kjo jo falë Zotit: pas parashikimeve për një rritje të paprecedent të ujit që do të rrezikonte ndjeshëm qytetin lagunë, në 2 të natës, autoritetet atje aktivizuan sistemin kompleks të digave, Mose dhe përpjekja e tyre, rezultoi e suksesshme. 

Pa Mose-n, 82% e qytetit historik do të ishte tani nën ujë, thonë mediat vendase. Tre vjet më parë, kur sistemi nuk ekzistonte, pas një batice prej 187 centimetrash, Venecia u përmbyt thuajse e gjitha: Shtëpi e dyqanë përfunduan nën ujë, kudo shihje varka të përmbysura, të mbetura në mëshirën e dallgëve: një katastrofë, të cilës për nga niveli i dëmeve ia kalonte vetëm përmbytja e madhe e vitit 1966.

Këtë herë, masat u morën në kohë dhe Venecia ishte e mbrojtur nga sistemi i saj i digave të lëvizshme, i cili u aktivizua me urgjencë. Sistemi masiv i mbrojtjes nga përmbytja që synon forcimin e lagunës gjatë baticës së lartë u instalua më në fund tetorin e 2020-tës, megjtihate përllogaritjet e gabuara fillestare sollën vonesa në vënien e tij në funksion.

Projekti kishte nisur që në 2003-shin, por u pllakos shpejt nga kapërcimet e  kostove, skandalet e korrupsionit dhe vonesat. Sistemi e ka marrë emrin nga personazhi biblik, Moisiut dhe parashikon ngritjen në një gjatësi rreth 1,6 kilometra të 78 pritave kundër vërshimit të ujërave në lagunën veneciane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA