Italia është tronditur nga një krim, ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj (Myrtaj) dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj.
Çifti i shqiptarëve është gjetur i vdekur nga vajza e 37-vjeçares së njohur ndryshe si Vera.
Pas ngjarjes së rëndë është gjetur i vdekur edhe autori shqiptar, në një magazinë në Oriago di Mira në zonën e Venedikuti, i cili sipas mediave italiane nuk po pranonte dot lidhjen e ish-gruas së tij me 23-vjeçarin Flonino Mërkuri. Viktimat dhe autori janë me origjinë shqiptare.
Prej dy vitesh autori ishte larguar nga shtëpia dhe tashmë Vera po jetonte me viktimën. Në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, policia mbrëmjen e djeshme gjeti thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë.
Si ndodhi ngjarja:
Një çift shqiptar është gjetur i vrarë në banesën ku jetonin në Itali. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Venecia, ku burrë e grua u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre.
Zbulimi i trupave u bë nga efektivët italianë, të lajmëruar nga vajza e gruas e cila nuk kishte mundur të kontaktonte me të ëmën prej disa orësh.
Fillimisht u mendua se ishte një rast vrasje e më pas vetëvrasjeje, por policia italiane tha se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit kishin gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sakaq policia ka nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të një personi që dyshohet të jetë autor i këtij krimi të rëndë. Sipas mediave lokale, në kërkim është ish bashkëshortit i gruas, gjithashtu shqiptar, që dyshohet se nuk ka pranuar lidhjen e re të saj.
Top Channel