Studentet vijojnë të përballen me vështirësi ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve.

Bruna është një ndër shumë studente që janë larguar nga qyteti i tyre për të ardhur me studime në Tiranë.

“Rritja e çmimeve i ka prekur shumë studentët pasi çmimet janë goxha të larta dhe nuk po munden dot të sigurojnë as shportën e ushqimeve. Besoj se shumica e studentëve as nuk ushqehen mjaftueshëm edhe si duhet sepse çmimet janë vërtet të larta”, tha Bruna Sollaku, studente në fakultetin e Shkencave Sociale.

Një ndër shpenzimet që rëndon më shumë në xhepin e studentëve kur vijnë në Tiranë, është ai i çmimeve të apartamenteve me qira. Për të harxhuar më pak Bruna jeton me 5 persona të tjerë në një shtëpi dy dhoma e kuzhinë.

“Qiraja më është rritur nga viti në vit. Shtëpia ime me qira kushton 350 mijë lek në muaj por për të më rënë sa më pak jemi munduar ta ndajmë shtëpinë me 5 persona të tjerë pra ne jemi 6 veta që jetojmë në një shtëpi që kuptohet që nuk është as e rehatshme por nuk ke as mundësinë për të studiuar mirë sepse ke gjithë kohës zhurma por që kështu funksionon me të gjithë studentët që duhet të përballojnë jetesën e vështirë këtu në Tiranë”, u shpreh Bruna Sollaku, studente në fakultetin e Shkencave Sociale.

Teksa vijon studimet master për sociologji, Bruna po has vështirësi edhe në gjetjen e një vendi pune pasi nuk i përshtaten oraret. Të ardhurat e saj sigurohen nga familja.

“Tarifa e masterit për dy vite është 1 milionë e gjysëm ku dhe për këtë kam pasur dilemë ta fillojë apo jo sepse e di që është një kosto shumë e lartë. Aktualisht prindërit e mi nuk janë në punë por të ardhurat tona kryesore sigurohen nga motrat e mia të cilat jetojnë jashtë. Kanë zgjedhur të jetojnë jashtë për disa kushte më të mira ekonomike. Janë ato që na plotësojnë nevojat tona”, shtoi më tej ajo.

Pak ditë më parë ministria e arsimit refuzoi kërkesën e studentëve, pasi këto të fundit dorëzuan një peticon me mbi 6 mijë firma, për ti mbështetur  me 100 euro në muaj për të përballuar kostot e jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA