Një person i veçantë për Dojna Memën largohet nga Shqipëria dhe moderatorja na emocionon me fjalët për të

21/11/2022 21:00

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali.

Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. Ditën e sotme moderatorja ka publikuar disa foto me motrën e saj, Mikelën nga aeroporti, pasi mesa duket Mikela do të largohet për disa kohë jashtë Shqipërisë. Në postim Dojna ka shprehur se sa shumë emocione dhe ndjenja të vërteta mund të gjesh në një vend si aeroporti, ku mes bashkimeve dhe ndarjeve mund të shikosh njerëz të lumtur dhe të trishtuar.

 

Aeroportet janë vendet e emocioneve të mëdha. Bashkime apo ndarje, përshendetje apo lamtumira, aeroporti ka parë përqafimet më të sinqerta se çdo vend tjetër

E prej momentit që është bërë nënë, bukuroshja nuk i kursen postimet me djalit e saj, Nolan Sol, duke na treguar momente të bukura dhe të veçanta të tyre. Ashtu siç ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku moderatorja ka postuar disa foto në Instagramin e saj, teksa Vlashenti ushqen djalin e tyre me biberon dhe Dojna nuk ka nguruar edhe të shpreh një urim për djalin e saj për shkak të emocioneve që i kanë përcjell këto foto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA