Ndaloi për 10 minuta ndeshjen me Anglinë, pamje nga dëmtimi “horror” i portierit të Iranit
21/11/2022 22:40
Angli-Iran u ndal për rreth dhjetë minuta për shkak të dëmtimit të Alireza Beiranvand.
Beiranvand ishte shumë keq, me gjakun që vazhdoi t’i rridhte nga hunda për disa minuta.
Mjekët iranianë u përpoqën ta trajtonin me insistimin e tij për të vazhduar ndeshjen, por pas rreth dhjetë minutash, 30-vjeçari duhej të dorëzohej, ndërsa trajneri Queiroz e zëvendësoi atë me Hossein Hosseini.
/ Super Sport
Top Channel