5 rajone të Italisë janë në alarm të verdhë nga moti i keq: Bazilikata, Kalabria, Kampania, Sardenja dhe Siçilia.
Vërshime uji pati një ditë më parë edhe në Marche, ndërkohë që në zonë vazhdojnë të ndihen edhe pas-lëkundje tërmeti. Gjatë natës, një tërmet i magnitudës 5.4 u regjistrua pranë ishullit grek të Kretës.
Në Sardenjë, – Mbrojtja Civile lëshoi një paralajmërim për kushte të rënduara moti të paktën deri të martën: ishulli duket se do të vazhdojë të mbetet edhe për pak nën pushtetin e shirave të rrëmbyer dhe stuhive. Autoritetet rekomanduan kujdes maksimal sidomos për personat që qarkullojnë me makinë, dhe këshilluan në mënyrë të veçantë që të shmangen nënkalimet apo përdorimi i metrosë, sepse mund të ketë përmbytje të papritura.
Një stuhi e dhunshme breshëri, e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta – me kokrra që mbërrinin madhësinë e topave të ping-pongut, goditi Ishujt Aeolian mëngjesin e sotëm duke shkaktuar dëme serioze për të mbjellat. Stuhia e breshërit u pasua me shi të rrëmbyeshëm i cili, në shumë zona i shndërroi rrugët gati në lumenj duke vështirësuar qarkullimin, vec të tjerash për shkak të gurëve e mbeturinave që vërshimi i ujit depozitoi aty.
Në Stambolli, për të disatën herë, një lumë balte zbriti nga mali i “zhveshur” prej bimësisë. Disa ditë më parë, stuhi me një forcë të paprecedent, siç u përshkrua nga mediat vendase, shkaktuan kaos në Spanjë duke detyruar mbylljen e përkohshme të aeroportit të Valencias; ato lanë më mijëra vetë pa energji elektrike e sollën përmbytje të befasishme që i morën jetën një të mituri.
Top Channel