Metal-zbuluesi gjen në rërë unazën e diamantit $40 000 dhe ia kthen të zotit (fotot)

21/11/2022 16:31

Një amator kërkimi me metal-zbulues ka gjetur të varrosur në rërë një unazë platini e diamanti në një plazh në Florida, SHBA.

37 vjecari Joseph Cook, gjeti unazën e çmuar teksa kërkonte në rërën e plazhit Hammock Beach me aparatin e tij të preferuar.

Në pamje të publikuara shihet Joseph që gërmon në rërë dhe më pas thotë i habitur: “Nuk ka mundësi, nuk është e vërtetë”.

Ai menjëherë kishte postuar videon në rrjetet sociale dhe kishte nisur të telefononte dyqanet e argjendarive për të kërkuar të zotët e unazës.

“Kur shkova në dyqanet e bizhuterive me thanë se ishte me vlerë $40,000, dhe kjo më pëlqeu se të paktën u shpërbleva për rreth një javë kërkime”, tha ai.

Dhe dy javë më vonë Joseph nisi të merrte telefonata nga një numër që nuk e njihte, por më pas e kuptoi se mund të ishin të zotët e unazës.

Joseph kontaktoi më pas me një çift në Jacksonville që kishte humbur një unazë të ngjashme.

“Ata ishin shumë të lumtur, gruaja tha se nuk mund ta besonte dhe nisi të qante”, tha Joseph duke shtuar se ishte ndjerë shumë mirë që kishte kthyer unazën.

FOTO GALERI
1/4
37 vjecari Joseph Cook, gjeti unazën e çmuar teksa kërkonte në rërën e plazhit Hammock Beach me aparatin e tij të preferuar.

Top Channel