Legjenda e Uellsit: Jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë

21/11/2022 08:36

Uellsi rikthehet pas 64 vitesh në finalet e një Botërori, një arritje që konsiderohet një ëndërr e kthyer në realitet.

Legjenda e Uellsit, Gareth Bale, që me shumë mundësi po luan eventin e fundit të madh me përfaqësuesen e tij, deklaroi:

“Kur isha fëmijë, ëndërroja ta shihja Uellsin të luante në një Kupë Botërore dhe të isha pjesë e atij ekipi. Ëndrra është realizuar, është e pabesueshme dhe jam krenar që luaj për vendin tim.”

Kundërshtarët e të kuqve do të jetë kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, vend ku Bale është zhvendosur (Los Angeles) pas mbylljes së përvojës së gjatë me Realin e Madridit.

“Tani jem në qiellin e shtatë dhe natyrisht marrim mesazhe nga miqtë tanë. Shohim që ka pritshmëri të mëdha te gjithë uellsianët. Flamujt e vendit tonë janë vendosur nëpër dritare, ka njerëz që ecin me fanella të kombëtares. Tani jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë. Shkollat do të mbyllen kur të luhen ndeshjet tona, do të jetë një moment vërtet i madh në historinë tonë, dhe shpresoj se do të argëtohemi,” – përfundoi ish-lojtari i Realit të Madridit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA