Anglia, Uellsi dhe vende të tjera evropiane nuk do të mbajnë shiritin e OneLove në Kupën e Botës në Katar pasi u kërcënuan me sanksione nga FIFA.
Kapitenët e nëntë vendeve, duke përfshirë Harry Kane të Anglisë dhe Gareth Bale të Uellsit, kishin planifikuar të mbanin shiritin për të promovuar diversitetin në solidarizim me komunitetin LGBTQ.
Kapitenët duhej të mbanin një shirit shumëngjyrësh të OneLove gjatë ndeshjeve si ajo që zhvillohet sot ku Anglia do të përballet me Iranin dhe Uellsi luan me SHBA-në.
Një deklaratë e përbashkët nga shtatë shoqata të futbollit thanë se ata nuk mund t’i vendosnin lojtarët e tyre në një pozicion ku ata mund të përballeshin me sanksione sportive, pasi përveç gjobës që kishin planikuar që mund ta paguanin, lojtarët mund të ndëshkohen me karton të verdhë ose të detyrohen të largohen nga fusha.
“Ne jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, i cili besojmë se është i paprecedentë”, thuhet në deklaratë.
Top Channel