Reshjet e shumta të shiut në Istog ka sjellë një rritje të prurjeve, të cilat janë shoqëruar me gurë e zhavorr.

Kjo gjë ka bërë që të bllokohet rruga që lidh burimin e lumit Drin dhe  e qytetit të Istogut.

Rrugët e tjera në këtë qytet janë të kalueshme, pavarësisht se janë të mbushura me ujë.

Situata paraqitet problematike edhe në Klinë, aty ku lumi Drin ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat përreth. Uji ka depërtuar natën e kaluar nëpër banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Disa rrugë janë bllokuar në Zllakuqan të Klinës, përgjatë rrjedhës së Lumit Drin.

Situatë e njëjtë është dhe në Pejë, ku me daljen nga shtrati të Lumbardhit është shembur edhe shëtitorja pranë këtij lumi, ndërkohë në Istog disa prej shkolla do të qëndrojnë të mbyllura.

Situatë e rëndë për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut ka qenë edhe në Deçan. Dëme në njerëz fatmirësisht nuk ka pasur, ndërkohë banorëve iu është rekomanduar që të përvëlojnë ujin e pijshëm përpara se ta përdorin.

Shumë toka bujqësore janë përmbytur tashmë, ndërsa forcat speciale FSK  janë në terren.

Top Channel