KLGj miraton aktin normativ nënligjor për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

21/11/2022 17:08

KLGJ-ja ka miratuar ditën e sotme vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”.

Ky akt i miratuar është një akt normativ nënligjor i harmonizuar me misionin, vizionin dhe vlerat thelbësore të pushtetit gjyqësor, si dhe Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të KLGJ 2022- 2024, që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore.

Parimet bazë mbi të cilat është hartuar akti i miratuar sot përfshijnë garantimin e vazhdimësisë së ofrimit të shërbimit qytetarëve dhe përdoruesve të gjykatës në një gjykatë plotësisht funksionale në datën 1 shkurt 2023, parimin e efikasitetit në trajtimin e procesit të riorganizimit, mbajtjen në konsideratë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të gjykatave, përmbylljen e procesit të riorganizimit brenda afatit të caktuar dhe me transparencë.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot, në mbledhje plenare, vendimin “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i cili vjen në zbatim të VKM-së Nr.495, datë 21.7.2022, “Për riorganizimin e Rretheve Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”.

Akti i miratuar nga Këshilli është një akt normativ nënligjor, i cili është i harmonizuar me misionin, vizionin dhe vlerat thelbësore të pushtetit gjyqësor, si dhe Objektivin Strategjik 3 të Planit Strategjik të KLGJ 2022- 2024, që synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve efikase përmes miratimit dhe zbatimit të Hartës së re Gjyqësore.

Ky vendim është konceptuar si një vendim kuadër që përcakton tërësinë e parimeve që do të udhëheqin procesin e zbatimit të riorganizimit të kompetencave tokësore të gjykatave të apelit, duke synuar vijimësinë në drejtimin dhe ofrimin e shërbimeve gjyqësore, administrative dhe atyre mbështetëse nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në datën 1 shkurt 2023.

Parimet bazë mbi të cilat është hartuar akti i miratuar sot përfshijnë garantimin e vazhdimësisë së ofrimit të shërbimit qytetarëve dhe përdoruesve të gjykatës në një gjykatë plotësisht funksionale në datën 1 shkurt 2023, parimin e efikasitetit në trajtimin e procesit të riorganizimit, mbajtjen në konsideratë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të gjykatave, përmbylljen e procesit të riorganizimit brenda afatit të caktuar dhe me transparencë.

Vendimi është hartuar duke marrë në konsideratë standardet më të mira ndërkombëtare, të cilat kanë udhëhequr procesin e vlerësimit dhe përgatitjes së hartës se re gjyqësore, që synojnë të garantojnë ofrimin e shërbimeve, specializimin dhe racionalizimin e shpenzimeve publike.

Akti i miratuar reflekton tërësinë e masave që duhen marrë paraprakisht me qëllim që konfigurimi i ri i propozuar të garantojë vazhdimësinë dhe funksionalitetin e pandërprerë të shërbimeve në gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA