
11 anëtarë të KLP-së kanë konstatuar se tre kandidatët që garojnë për kreun e SPAK i plotësojnë kritetet. Kandidatët janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, prokurorë të posaçëm në SPAK.
Komisioni i zhvillimit të karrierës ka dalë në përfundimin se kandidatët nuk kishin në CV-në e tyre asnjë masë disiplinore dhe kanë kanë paraqitur platformën e tyre.
Procedura pas këtij momenti parashikon që në ditët e ardhshme kandidatët të thirren në seanca dëgjimore, si e shikojnë ata hetimin e atyre që janë si pjesë e krimit të organizuar.
Megjithëse ende nuk është caktuar një datë fikse, është parashikuar harku kohor 12-16 dhjetor.
Më 19 dhjetor përfundon edhe mandati i Arben Krajës, që qëndron në krye për tre vite. Stafetën do e marrë njëri nga tre kandidatët.
Top Channel