“Ishte torturë”, emigranti shqiptar për BBC: Do të doja të mos kisha provuar kurrë të hyja ilegalisht në Britani

21/11/2022 11:32

“Do të doja të mos e kisha tentuar kurrë hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe. Unë nuk kërkova azil, u thashë se jam emigrant ekonomik. Na dhanë disa qese plastike me gjërat tona brenda e na thanë: nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”.

Kështu nis rrëfimi i një emigranti shqiptar, të identifikuar vetëm si Artan për BBC-në, i cili nuk e ka dhënë identitetin e vet të vërtetë nga frika e pasojave shpaguese.

Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë që kanë hyrë në rrugë të paligjshme në Angli me varka të vogla e gomone, ai u deportua shumë shpejt me një fluturim emergjence. I riu rrëfen se i ka paguar 3.500 paundë trafikantëve kurdë për rrugëtimine  rrezikshëm përmes La Manshit. Para vetë nuk kishte, por u mori hua miqve dhe familjes.

Ekipi i BBC-së u takua me Artanin në një periferi të Tiranës. Tashmë, pa frikën e ekspozimit, ai tregoi rrugët e mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar përmes trafikantëve, të cilët, sic thotë, ishin të armatosur me thika e pistoleta. “Ata na kërcënonin vazhdimisht, na thonin të mos filmonim asgjë, madje të mos ndiznim as cigare se drita e çakmakut mund të tregonte pozicionin tonë”, rrëfen 30 vjecari. udhëtimin në La Mansh e përshkruan si një torturë të vërtetë.

“Ishte ftohtë, mot i keq dhe shume e frikshme. Një anije e rojes bregdetare franceze u shfaq rreth 20 minuta pasi kishim nisur udhëtimin; na shoqëronin për një copë herë, vetëm duke parë nga larg. qëndruan me ne për gati tre orë, e kur kaluam në ujrat britanike, telefonuan policinë atje”, shprehet ai. Me tej, pohon se ia kishte bërë të qartë zyrtareve që e intervistuan se kishte ardhur vetëm për punë, nuk kërkoi azil.

“ Babai im është invalid, pensioni i tij nuk mjafton per te blere ilacet, vazhdon ai, ndërsa e përshkroi si tejet të rëndë momentin e kthimit, duke thënë se kishte qarë gjatë gjithë udhëtimit, që nga momenti që hipi në autobus dhe kuptoi se po e dëbonin, deri sa mbërriti në Shqipëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA