Disa nxënës në një shkollë fillore në qytetin australian të Sidneit janë lënduar, pasi një eksperiment shkencor në klasë shkoi keq.

Sipas raportimeve të paktën dy nxënës pësuan djegie të rënda, ndërsa nëntë të tjerë u dërguan me ambulancë në spital me djegie sipërfaqësore.

Incidenti ndodhi të hënën në shkollën publike Manly West, rreth orës 13:00 me kohën lokale atje.

Sydney Morning Herald raportin se fëmijët, të cilët besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11-vjeçare, pësuan djegie në trupat e tyre, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët.

Një mësues gjithashtu ka pësuar lëndime të lehta.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë lloj eksperimenti kishte kryer shkolla dhe se si gjërat nuk shkuan mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA