Këtë radhë, takimi tre palësh i shefit të diplomacisë europiane Josep Borell dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiç po mbahet vërtet, edhe pse fillimisht është paraprirë nga takime të ndara të tij me krerët e Kosovës dhe Serbisë për targat.

I pranishëm është edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

21 nëntori shënon fillimin e fazës së dytë të vendimit të Prishtinës zyrtare për makinat që qarkullojne me targa te paligjshme serbe, e që është gjobitja. Serbët në veriun e Kosovës kanë paralajmëruar rezistencë nëse nis vërtet zbatimi i kësaj faze të planit të Kurtit për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës i ka shpallur të paligjshme dhe kërkon zëvendësimin e tyre me targa të Kosovës.

Për këtë cështje, është diskutuar edhe më parë në Bruksel, por pa sukses. Shpresat janë që këtë radhë të ketë një zhvillim i cili të ndihmojë në uljen e tensioneve.

BE-ja: Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks te targat dhe kthimi i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi Lartë i BE-së.

Pak përpara nisjes për në Bruksel, Kurti njoftoi se faza e dytë e vendimit për targat, pra gjobitja, do të shtyhet me një ditë, që do të nisë se normalisht zbatimi duhet të nisë në 22 nëntor.

Vuçiçi nga ana e tij u shpreh se nuk është optimist dhe nuk beson se do të ketë marrëveshje, por po shkon në Bruksel thjesht sic tha ai, për të mos u akuzuar Serbia se është ajo fajtore për situatën.

 

Top Channel