Prej ditës së djeshme moti i përkeqësuar në qytetin e Vlorës ka sjell pezullim të lundrimit detar.

Era me fuqi deri në 20m/s ka bërë që dhe fuqia e deti brenda gjirit të Vlorës të shkojë deri në 6 ballë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese kryesisht peshkarexhat që të mos dalin në lundrim deri në datën 22, ku dhe pritet përmirësimi i situatës meterologjike.

Por dita e sotme përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës ka bërë qe deti te ketë dallgë të larta që shkonin deri në 4 m duke krijuar spektakël nga përplasja në breg, por dhe problematika, pasi dëmtonin zonën e pishave në Pyllin e Sodës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA