Sipas “El Mundo Deportivos”, Barcelona do t’i bashkohet Chelsea-t në garën për “yllin” e talentuar portugez të Milanit, Rafael Leao.
23-vjeçari, më i miri i Serisë A sezonin e kaluar, vazhdon të spikatë me “Djallin”, ku ka formuar një dyshe mjaft efikase në krahun e majtë me Theo Hernandez.
Të dy këta lojtarë janë pa dyshim më të rëndësishmit për skuadrën e Stefano Piolit, që sërish kërkon të ketë më shumë forca në fazën sulmuese.
Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur nga një largim i mundshëm i portugezit, ndaj janë shumë të interesuar për Armando Brojën dhe Ziyech të Chelsea-t. Transferimi i sulmuesit shqiptar në Milano duket më i mundshëm, pasi kuqezinjtë janë të prirur të gjejnë një marrëveshje në formën e huazimit.
Top Channel