Gjatë natës dhe në orët në vijim në qarkun e Vlorës ka pas erë të fortë. por dhe reshje shiu.
Nga era në zonën e Fshatit Dukat i Ri ka pas thyerje të degëve të pemëve duke bllokuar aksin rrugor dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve që kanë bërë te mundur largimin nga rruga të pemëve. Po ashtu edhe në Vlorë në lagjen 10 Korriku ka pasur bllokim të rrugës nga rrëzimi i pemëve.
Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, përkeqësimi i motit po vjen duke shtuar edhe më shumë fuqinë e erës. Ndërkohë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë është nisur me gjashtë orë vonesë për shkak të detit me dallgë.
Po ashtu, nga shpejtësia e erës disa fshatra të njësisë administrative Orikum, si Parku Kombëtar i Llogorasë, Orikumi, Dukati, Radhima janë pa energji elektrike. Ndërkohë, në qafën e Llogorasë ka prezencë mjegulle, por dhe erë të fortë gjë që sjell probleme për drejtuesit e automjeteve.
Top Channel