Disa akse rrugore janë përmbytur në Shëngjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Problematike paraqitet situata në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Prurjet në lumenjtë Drin dhe Mat janë rritur ndjeshëm, por aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati.

Nga moti i keq është pezulluar dhe lundrimi detar për të gjitha mjetet, pasi dallgëzimi është shumë i lartë. Po ashtu, ka probleme me furnzimin me energji elektrike në fshatra për shkak të dëmtimit të linjave, ndërsa grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA