Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Elgiti nuk i kursen thumbat në rrjete sociale nga kolegëve të tij me anë të shprehjeve të ndryshme të postuara në Instastory, ku si një prej tyre është marrë edhe postimi i tij i fundit. Këngëtari ka postuar foton tashmë legjedare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi, të cilët pas kaq shumë viteve si rival në fushën e futbollit, tashmë pozuan bashkë për firmën e njohur të modës, Louis Vuitton. Elgiti e ka komentuar këtë foto me këto fjalë:

Këtu vlen shprehja: Leku e hedh ujin…

Elgiti është një nga producentët dhe këngëtarët më të pëlqyer të momentit, jo vetëm për shkak edhe të këngëve të tij të fundit që patën shumë sukses, por edhe më parë artisti e ka treguar gjithmonë talentin e tij. Përveç tij edhe Klea është një këngëtare me një zë të mrekullueshëm, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe mesa duket vogëlushi Krid ka trashëguar talentet e prindërve të tij. Së fundmi Elgiti ka postuar një video Krid, i cili duke luajtur në një piano lodër këndon një nga këngët më të suksesshme të babait të tij, e cila titullohet “Ku je”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA