Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”.
Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.
Ditën e sotme dy nga konkurentet e “DWTS”, vajzat shumë të dashura për publikun Megi Pojani dhe Sara Hoxha kanë postuar një video shumë ‘funny’ të tyre në Instagram. Vajzat shfaqen duke numëruar lekët dhe duke i shkëmbyer ato, për të bërë një pazar për blerjen e fitores së “DWTS”. Video është postuar nga Megi, e cila shkruan gjithashtu:
Siç e lamë Sara Hoxha në minutën e 90’ natën finale, rrëshket taka, padjeshka nuk realizohet…
Ndërsa komenti i Sarës:
Moj ti sikur nuk e lam kshu?
Kontrata thotë që të dyja duhet të japin maksimumin në performancë në mënyrë që patjetër njëra nga ne të fitojmë që lekët të vijnë te ne…
Kjo javë padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese. Një nga çiftet që arriti të merrte komente mjaft të mira për performancën e tyre ishin Megi Pojani dhe Jurgen Bala. Në një konteporane sensuale, Megi arriti të sundonte skenën e “Dancing With The Stars” dhe të fitonte zemrën e jurisë.
Kryetari i jurisë, Kledi Kadiu tha se ishte një ndër kërcimet më të arrira të Megit deri më sot, ndërsa Armand Peza tha se kërcimi i saj ishte art.
Top Channel