Italia e “përgjumur” në miqësore, e pëson nga Austria

20/11/2022 22:42

Italia ngec përballë Austrisë, me skuadrën e Mancinit që u mund me rezultatin 2-0 në ndeshjen miqësore.

Italianët kishin dominimin e pjesës më të madhe të sfidës, megjithatë austriakët ishin më efektivë përpara portës.

Ekipi i Rangnick ia doli që të ndizte festën në “Ernst Happel Stadion”, me Schlager që zhbllokoi sfidën në minutën e 6’ duke realizuar pas një asisti nga Arnautovic.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 35’, kur Alaba do të realizonte golin e dytë për vendasit.

Në pjesën e dytë italianët tentuan të reagonin, por pa mundur të kishin sukses, të cilët pas fitore 1-3 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, bien në Vienë në miqësoren me Austrinë.

Austriakët nga ana e tyre i gëzohen kësaj fitoreje të dytë, pasi më herët fituan me rezultatin 0-1 ndaj Andorës në “Estadio La Rosaleda”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA