Zv.ministri i Mbrojtjes në Ukrainë: Lufta do të përfundojë në fund të pranverës!

19/11/2022 10:57

Forcat ukrainase do të rimarrin Krimenë deri në fund të dhjetorit dhe e gjithë lufta me Rusinë do të përfundojë në pranverë, ka parashikuar një zëvendësministër ukrainas i mbrojtjes.

Volodymyr Havrylov, një gjeneral-major në pension, tha se vendi i tij nuk do të ndalojë kurrë së luftuari deri në fitore dhe madje kishte marrë parasysh potencialin e një sulmi bërthamor rus.

Ministri, në një intervistë për Sky News, tha se besonte se probabiliteti i një sulmi atomik nga Rusia ishte i ulët, por shtoi se “do të ishte një dramë”.

“Zoti e di se çfarë skenari – por një sulm taktik bërthamor nuk është një kërcënim që do të na ndalojë nga… vazhdimi i luftës”.

Për sa i përket perspektivës për bisedime paqeje me Kremlinin, z. Havrylov tha se ato do të ndodhin vetëm pasi trupat ruse të jenë gati të largohen nga çdo pëllëmbë e Ukrainës.

Trupat e Ukrainës, të mbështetura nga armët perëndimore, arritën një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në fillim të këtij muaji me rimarrjen e qytetit jugor të Khersonit, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen përsëri në anën lindore të lumit Dnipro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA