Si rrallë herë, lideri i Koresë së Veriut shfaqet në publik me vajzën e tij

19/11/2022 12:13

Lajmi u bë viral në mediat botërore, dhe jo pa arsye: Kim Jong-Un, i cili është tmerrësisht i rezervuar kur vjen fjala tek jeta private dhe familja e tij, u shfaq për të parën herë në publik me të bijën, duke konfirmuar kështu raportet e hershme mbi ekzistencën e saj.

Lideri koreano-verior e mori të bijën me vete në një inspektim të lëshimit të raketës më të madhe balistike ndërkontinentale të vendit. Fotot e rralla, të shpërndara nga agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, e tregonin udhëheqësin e vendit komunist të kapur përdore me vajzën e vet, Kim Chu-ae, teksa bisedonin me njëri-tjetrin në inagurim.

Një lëvizje kjo që nuk u pa si e paqëllimshme nga analistët e huaj. Michael Madden, ekspert për Korevë e Veriut në Qendrën Stimson në Uashington, u shpreh se kjo mund të jetë mënyra e Kim Jong Un-it për të “se gjenerata e katërt e pasardhësve të pushtetit do të vijë përmes linjës së tij të gjakut”. Asnjëherë, Peniani nuk e ka deklaruar se kush mund ta pasonte Kim në krye të vendit dhe pak dihet rreth fëmijëve të tij të vegjël.

Një ditë më parë, Japonia dha alarmin e raketa ndërkontinentale e testuar nga Koreja e Veriut, kishte kapacitetin të godiste tokën amerikane. Raketa ka rënë në ujë, rreth 210 kilometra në perëndim të ishullit të Hokaidos. Llogaritet që ajo të arrijë për përshkojë 15.000 kilometra, në varësi edhe të mbushjes bërthamore që bart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA