Përhapet frikshëm konspiracioni se Greta Thunberg ‘ka udhëtuar në kohë’ duke ardhur nga vitet 1890-të (fotot)

19/11/2022 19:24

Aktivistja klimatike suedeze Greta Thunberg mund të jetë ne fakt një kanadeze që udhëton në kohë, pretendojnë se fundmi konspiracionistët, pas pikasjes së fytyrës së saj në një fotografi autentike të viteve 1890-të.

Teoria e fundit që ka bërë shumë njerëz “t’u bjerë nofulla përtokë”,  thotë se 19 vjeçarja  Thunberg, është dërguar posaçërisht në të ardhmen për të realizuar misionin e saj, dhe kjo provohet nga fotografia e vitit 1898.

Në të përshkruhen tre fëmijë në minierën e floririt në territorin kanadez Yukon, për të cilën konspiracionistët online thonë se qendër shikojnë pikërisht aktivisten, shkruan The Mirror.

Megjithse të egzagjeruara, pretendimet thonë se vajza në foto nuk ka mundësi të jetë një person tjetër përveç Gretës së famshme të fjalimeve bombastike.

Muzikanti Dean Friedman omentonte me shaka për imazhin: “Fotoja 120-vjeçare ka ndezur pretendimet se heroina e deklaratave të ambjentit është në fakt ‘udhëtuese në kohë’ që kërkon të shpëtojë planetin!

Shumë fansa uronin suedezen për misionin e saj për të mirën e planetit, ndërsa të tjerë trembeshin se Thunberg mund kthehet përsëri prapa në kohë duke braktisur misionin e saj, e “duke lënë njerëzimin në baltë”.

FOTO GALERI
1/3
Greta Thunberg mund të jetë ne fakt një që udhëton në kohë, pas pikasjes së fytyrës së saj në një fotografi autentike të viteve 1890

Top Channel