Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e 7 e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi.
Mesa duket si çdo mbrëmje tjetër suporti nga ndjekësit për Borën duket se nuk ka munguar as mbrëmjen e djeshme, pasi adhuruesit janë kujdesur që përpara fillimit të spektaklit ta përkrahin dhe ti japin mbështetjen e tyre.
Këtë na e ka zbuluar vetë Bora me anë të një Instastory, ku ka postuar një buqetë me lule dhe një letër shumë motivuese për të. Në postim Bora shpreh falenderimet e saj dhe shkruan:
“Faleminderit për këto emocione kaq të bukura përpara spektaklit. Ju dua! “
Top Channel