Miliona euro për rrugët e “florinjta”/ Por ARRSH harron mbikalimin në autostradë duke rrezikuar jetën e banorëve

19/11/2022 15:04

“Nuk është e rrezikshme që kaluat rrugën?
– Shumë e rrezikshme është, por ashtu e kam hallin.”

Mungesa e mbikalimit të këmbësorëve në Sukth të Durrësit përgjatë superstradës Durrës-Tiranë është kthyer në burim rreziku për banorët e zonës të cilët kapërcejnë trafik-ndarëset për të kaluar në anën tjetër të rrugës. 

Që në shtator të këtij viti, mbikalimi që ngrihej këtu u shemb nga përplasja e një kamioni mallrash dhe si rezultat i strukturës metalike të amortizuar mbikalimi doli jashtë funksionit. Që nga ajo ditë asnjë nga autoritetet nuk është kujtuar të ngrejë një mbikalim të ri dhe të shpëtojë jetë njerëzish.

“Mbikalimi duhet patjetër se do të kalojnë njerëzit andej dhe anasjelltas. Nuk është normale që kalojnë nëpër autostradë se mund të përplasesh e humbësh jetën, po këta e kanë hequr. Më parë kur ishte mbikalimi ishte mirë.”

“Kalojnë njerëzit në këmbë dhe kalojnë dhe makinat. Shumë shqetësuese për ne si drejtues mjetesh pasi mund të jesh me shpejtësi. S’është e lejueshme, po njerëzit kalojnë. Nuk dimë kur do të vihet.”

“Problemi është shumë i madh. Ishte i vetmi mbikalim dhe detyrohen të kalojnë nga këtu te ura. Shumë i nevojshëm.”

“Mungesa e urës për banorët e lagjes Kodër të Sukthit është kthyer në një problem serioz pasi nuk mund të kalojnë në pjesën tjetër për të marrë shërbimet shëndetësore, shkollat etj. dhe detyrohen të kalojnë dhe rrugën që është shumë e rrezikshme për jetën e tyre… Urojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë për banorët.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA