Krujë, spitali pa mjekë/ Askush nuk aplikon për të punuar në spitalin shtetëror, të sëmurët ikin në Tiranë

19/11/2022 20:02

Në spitalin e vetëm të qytetit të Krujës nuk ka një mjek obstetër gjinekolog që të jetë në punë nga e hëna në të dielë.

Një mjek i vetëm e ka të pamundur të përballojë fluksin në pavion e gjinekologjisë. Në rastet më të mirë në sallën e operacionit të këtij pavioni marrin pjesë dy mjekë specialist obstetër gjinekolog, një gjë e tillë ndodh vetëm atëherë kur planifikohet nga mjekët dhe pacienti.

Por nëse në këtë spital paraqitet një rast urgjence që ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pacientja duhet të presë mjekun të vijë nga Tirana.

Kjo kohë pritje vendos në rrezik dy jetë njerëzish të nënës dhe foshnjës. Por ky nuk është sektori i vetëm që ka mungesë të bluzave të bardha.

Prej më shumë se një vitit ky spital kërkon një specialist imazherie, por që deri më tani asnjë mjek nuk ka aplikuar për tu bërë pjesë e stafit mjekësorë të spitalit të Krujës.

Qytetarët e Krujës thonë se në këtë spital ata nuk mund të kryejnë as analizat bazë laboratorike, për ta zgjidhja e problemeve shëndetësore nuk gjendet tek shëndetësia falas në spitalik public, por tek klinikat private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA