“Krenari të luaj në Botëror me vëllanë! Gëzohem më shumë nëse luan Theo titullar”

19/11/2022 15:55

Lucas dhe Theo Hernandez janë gati të luajnë Botërorin e parë së bashku.

Didier Deschamps i përfshiu të dy mbrojtësit në listën e kombëtares franceze në Katar 2022, kompeticion ku “Gjelat” shkojnë si kampionët në fuqi.

26-vjeçari i Bayern Munchen fitoi Kupën e Botës katër vite më parë në Rusi, teksa shpreson që të festojë sërish në Katar bashkë me vëllanë e tij, i cili po shkëlqen me Milanin në Serie A. Lucas Hernandez ndjen emocione të forta për faktin që do të jetë në një ekip me vëllanë e vogël.

“Fakti që do të luaj një Kupë Botes bashkë me vëllanë tim në skuadër, është një ndjesi e pabesueshme. Më bën shumë krenar ky fakt, akoma nuk arrij ta besoj. Do të ishte bukur të luaja, por do të isha më i lumtur nëse do i takonte Theos të luantë si titullar”, deklaroi mbrojtësi i Bayern Munchen.

Franca është pjesë e grupit D bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë. Dy herë kampionët e botës zbresin në fushë të martën (22 nëntor) dhe përballë do të kenë kombëtaren e Australisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA