Ndue Pjetrushi, biznesmeni i hidrokarbureve në Lezhë, të cilit iu dogj makina gjatë natës, është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
Teksa kërkon që të zbardhjet ngjarja, biznesmeni është shprehur se zjarrvënia mund të jetë edhe e qëllimshme, por mund të ketë marrë edhe vetë.
“Rreth orës 4 pa 10 kam dëgjuar se isha në gjumë, një shpërthim të mbytur . Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq. Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’- tha 56 vjeçari.
Makina e tij tip “Benz” mori flakë dhe u dogj rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.
Top Channel