Mëngjesin e sotëm makina e biznesmenit qe kryen transport hidrokarburesh Shqipëri-Kosovë Ndue Pjetrushi është përfshirë nga flakët para shtëpisë së tij.
Ka qenë vetë Pjetrushi që pasi ka dëgjuar zhurmën, doli jashtë dhe më pas kuptoi që makina e tij ishte përfshirë nga flaket.
Pranë shtëpisë ndodheshin kamera sigurie por ai ka deklaruar qe prej disa ditësh, dvr kishte dalë jashtë funksionit dhe e kishte dërguar për ta rregulluar, duke e bërë më të vështire zbardhjen e ngjarjes për grupin hetimor, ndërkohe ai vetë deklaron që nuk ka pasur konflikte dhe nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh ku një automjet digjet në Lezhe, ndërkohe pak javë më parë është regjistruar një ngjarje e tillë në një tjetër lagje dhe vijon të mbetet pa autor.
09:07 Flet biznesmeni që iu dogj makina: Nuk kam asnjë konflikt, mund të jetë e qëllimshme
Ndue Pjetrushi, biznesmeni i hidrokarbureve në Lezhë, të cilit iu dogj makina gjatë natës, është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person. Teksa kërkon që të zbardhjet ngjarja, biznesmeni është shprehur se zjarrvënia mund të jetë edhe e qëllimshme, por mund të ketë marrë edhe vetë.
“Rreth orës 4 pa 10 kam dëgjuar se isha në gjumë, një shpërthim të mbytur . Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq. Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’- tha 56 vjeçari.
09: 35 Video/ Momentet e para kur përfshihet nga flakët makina e biznesmenit në Lezhë
Ky është momenti i kapur rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm në Lezhë kur ka marrë flakë makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi. Në pamjet e siguruara nga gazetarja Brixhilda Deda, duket teksa flakët e mëdha kanë përfshirë zonën, ndërsa policia dhe zjarrfikësit nuk duken ende. Automjeti tip Benz ndodhej i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së biznesmenit, ku edhe u përfshi nga flakët.
Top Channel