Mauricio Pochettino komentoi edhe mungesën e Italisë në Botërorin e Katarit në rrëfimin për GDS.
50-vjeçari argjentinas, i cili qëndron pushim prej 5 korrikut, datë kur u largua nga drejtimi i PSG-së, kujton sfidën Itali-Maqedonia e Veriut (0-1).
Ishte 24 marsi i vitit 2022 kur kampionët e Europës u befasuan në duelin “play off” të luajtur në Palermo, disfatë që shkaktoi tërmet në futbollin italian, me kombëtaren e kaltër që mbeti për herë të dytë radhazi pa pjesëmarrje në Kupë Bote.
“Verrati dhe Donnarumma ishin të tmerruar përpara ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, ata ndjenin presionin e madh që ekzistonte përreth kombëtares së Italisë”, kujton trajneri argjentinas në lidhje me dy ish-lojtarët e tij te PSG.
Top Channel