Alain Giresse, trajner i Kosovës, shprehu keqardhjen për mungesën e fitores ndaj Ishujve Faroe, në një sfidë të dominuar nga dardanët.
“Ishte një lojë me raste dhe na vjen keq që nuk i shfrytëzuam. Rezultati i kësaj loje nuk është real, duke marrë në kosnideratë rastet që shpërdoruam. I rikthehem asaj që kam thënë më parë, këto dy ndeshje do të na ndihmojnë për të ardhmen. Do të marr kohën e duhur dhe do të analizoj të gjithë lojtarët që janë aktivizuar dhe do të dalim në një konkluzion, por nuk do të nxitohem për të folur që tani.
Lojtarët kanë treguar shprit luftarak, entuziazëm, angazhim gjatë këtyre dy ndeshjeve. Nëse flasim për statistikat, i dimë të gjithë çfarë kemi bërë dhe nuk dua të ndalem këtu. Statistikat flasin për ne, por përtej kësaj ne po punojmë për të ndërtuar ekipin, krahas bazës që kemi të shtojmë emra të rinj e të forcohemi akoma dhe më shumë.”/ Super Sport
Top Channel