I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë artisti i njohur Ermal Fejzullahu.

Këngëtari ka treguar gjithçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme në vendin tonë dhe Kosovë gjithashtu.

Në lidhje me bashkëpunimin me Romeon në këngën “Më e mira” , Ermali ka treguar se: Këtë verë unë më pak sukses kam pritur nga kënga jonë të jem i sinqertë. Unë po e bëja nga zemra dhe prandaj nuk kam marrë asnjë lek nga kënga. Elgiti më tha që do shkojë rreth 5 milion klikime por ajo tani numëron mbi 15 milion.

Ermali ka treguar se kur e ka dëgjuar këngën, pjesën e dytë ka menduar se e ka kënduar Donaldi.

Artisti ka folur gjithashtu edhe për karrierën dhe mënyrën se si ka shkuar çdo gjë gjatë këtij viti.

Isha në një turne në Amerikë, ia kalova shumë mirë dhe si verë dhe pas vere ritmi vazhdon njësoj. Është publiku ai që jep shtysën më të madhe.

Si është njohur Ermali me bashkëshorten e tij, Ariana?

Jemi njohur shumë të rinj në Prishtinë dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’ dhe e falënderoj shumë për gjithçka.

Një mesazh për të rinjtë që duan të martohen të rinj nga Ermali është:

Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të rinj ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar.

A ka ndikuar Sabri Fejzullahu në karrierën e Ermalit gjatë gjithë këtyre viteve?

Sigurisht në karrierën time dyret janë hapur për faktin që jam biri i Sabri Fejzullahut. E falenderoj nga zemra sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë në jetën time. Unë kam marrë shumë nga ai.

Artisti ka treguar gjithashtu se:

Kur unë kam marrë pjesë tek Top Fest kam qenë 16 vjeç. Ku e kam ditur unë çfarë ka qenë dedikimi atëherë luaja playstation.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA