Kristjan Asllani ishte lojtari më i mirë në ndeshjen Shqipëri-Armeni (2-0). Mesfushori i Interit dhuroi spektakël me pasimet e tij, si te goli i parë i shënuar nga Xhuliano Skuka.
Në minutën e 63’ gjeti golin e parë kuqezi falë një penallti të ekzekutuar saktë, teksa në prononcimin për emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport, 20-vjeçari i talentuar deklaroi:
“Goli? Emocion shumë i bukur të shënosh me Kombëtaren, është ëndrra e çdo fëmijë, por gjëja kryesore sot ishte fitorja. Kishim shumë kohë që nuk fitonim. Unë gjithmonë dua të luaj, por zgjedhjet i bën trajneri.
Skema e njëjtë si tek Interi? E kam qejf shumë atë top, i thashë Skukës që të nisej pas linjës sa herë të kishte mundësi. Më pëlqen një pasim i tillë, jam i lumtur edhe për Skukën që realizoi golin e parë me Kombëtaren”, deklaroi Asllani./ Super Sport
Top Channel