Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku një motomjet është përplasur me një mjet të tipit furgon.

Drejtuesi i motomjetit të një pike postare mbeti i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Lëvizja e motomjeteve me shpejtësi ne qytetin e Elbasanit është bërë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe për drejtuesit e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA