Aiuaska, ‘supa’ psikoaktive haluçinogjene e Amazonës e preferuar nga VIP-at, mund të shkaktojë probleme mendore te përdoruesit — thotë studimi (fotot)

19/11/2022 17:53

Shqetësime po ngrihen së fundmi nga shkenca për efektet e një pijeje të njohur tribale në Amerikën Latine, teksa lëngu i zier ‘psikodelik’ ka nisur të përdoret dhe nga sportistë e persona të njohur në SHBA.

Në studimin e parë madhor të këtij lloji, studiuesit ndoqën rreth 10,000 njerëz nga 50 vende për eksperiencat e ndryshimit të ndërgjegjies me aiuaska, pija e lashtë tribale e Amerikës Jugore.

Studimi thoshte se rreth gjysma e tyre kishin shfaqur efekte negative të shëndetit mendor, si vijim të eksperiencave haluçinante, dëgjimi apo shikimi i objekteve që të tjerët nuk mund të dallonin.

Shumica e tyre thanë se u kishin mbetur këto efekte të padëshuiruara për disa javë ose në disa raste muaj, ndërsa pjesa tjetër thanë se efektet ishin pjesë e një procesi “disi pozitiv” të zhvillimit dhe ndërgjegjësimit, për “më shumë objekte e ndjesi që na rrethojnë”.

Studimi zbuloi se 70 përqind e përdoruesve kishin provuar të paktën një efekt të padëshirueshëm fizik gjatë konsumit të pijes, shumica e të cilave ishin të vjella, të përziera, dhimbje koke apo barku, të cilat sipas rekomandimeve të pijes janë pjesë normale të “procesit të spastrimit trupor”.

Por shumë përdorues me eksperiencë të aiuaska i konsiderojnë efektet pjesë e shërimit, teksa pija është kthyer në një mjekim të preferuar alternativ, ndaj ilaçeve tradicionale.

Autorët e studimit të fundit shkruanin: “Shumë njerëz po shkojnë drejt aiuaska prej zhgënjimit me trajtimet tradicionale perëndimore për shëndetin mendor, por fuqia trazuese e mjekimeve alternative nuk duhet nënvlerësuar”.

Aiuaska është pija e prodhuar nga zierja e kërcellëve të lianeve dhe të gjetheve të shkurres ‘chacruna’ të dyja të gjendura në rajonin e Amazonës.

Por efektet e saj mund të jenë ekstreme dhe perëndimorët që marrin aiuaska e bëjnë zakonisht në prezentë të shamanëve vendas (shëruesve tradicionalë).

Në SHBA pija është fajësuar për humbjen e formës sportive të futbollistit të Packers, Aaron Rodgers.

Ndërsa këngëtarja Miley Cyrus ka thënë se “e adhuronte” drogën pasi e bënte menjëherë “të shihte gjarpërinj”, sipas një interviste me revistën Rolling Stone në 2020.

Komentatori amerikan Joe Rogan është një mbrojtës i elementit kimik DMT — që është dhe ingredienti aktiv te aiuaska  — dhe ka folur për eksperiencat e tij në transmetime.

Prej shekujsh aiuaska përdoret për qëllime shpirtërore, individuale nga popujt indigjenë të basenit të Amazonës, kryesisht në rituale fetare.

Por droga po njihet dhe në Perëndim ku po testohet për trajtimin e depresionit dhe stresit post-traumatik.

Ashtu si drogat LSD dhe psilocibina e kërpudhave magjike, DMT ka demonstruar aftësinë për shtimin e rrjeteve ndërlidhëse mes zonave të ndryshme të trurit dhe rritje të plasticitetit sinaptik.

E marrë së bashku me terapitë tradicionale, ekspertët besojnë se ajo ndihmon pacientët në kalimin e çështjeve emocionale, në ratset e dështimit të mjekimeve të tjera.

DMT është e ndaluar në SHBA, përveç disa grupeve etnike e fetare që kanë përjashtime.

Shamanët e Amazonës e konsiderojnë aiuascan “pijen e diturisë” që lejon hyrjen në botën shpirtërore, dhe qeveria e Perusë e ka pranuar këtë formalisht në vitin 2008.

Ajo shkakton halucinacione të ngjashme me efektet e LSD apo kërpudhave magjike, të cilat zgjasin për disa orë, por efektet negative mund të zgjasin më shumë, veçanërisht për njerëzit me probleme mendore, thuhet në literaturë.

FOTO GALERI
2/6
Aaron Rodgers dhe këngëtarja Miley Cyrus njihen si përdorues ne SHBA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA