13 të infektuar me COVID u regjistruan këtë të shtunë në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nga 445 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19 9 qytetarë në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.

Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (19 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445

Testime totale 2,005,710
Raste pozitive 332,132
Raste të shëruara 328,349
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Gjirokastër 13
Vlorë 9
Fier 6
Elbasan 6

Shkodër 4
Berat 3
Durrës 3
Korçë. 2
Lezhë. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA