Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka shpërndarë pamjet e një sulmi raketor në qytetin qendror të Dnipros ditën e djeshme.
Në një deklaratë, Goncharenko tha se skenat pasqyronin mënyrën se si dukej pothuajse çdo mëngjes Ukraina.
Ushtria e Ukrainës tha se infrastruktura energjetike e vendit ishte nën sulm të vazhdueshëm nga raketat ruse . Ata thanë gjithashtu se forcat e Ukrainës kishin rrëzuar dy raketa lundrimi, pesë raketa të lëshuara nga ajri dhe pesë drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani.
Sulmet erdhën pasi agjencia e OKB-së tha se një krizë serioze humanitare po vinte, me miliona që po përballen me “ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike” ndërsa fillon dimri i gjatë dhe i ftohtë i Ukrainës.
This is a Russian missile attack on the city of Dnipro.
This is what almost every morning of Ukrainians looks like, starting from February 24. We go to work and we don’t know if we will return from there or if a rocket will hit the road where we are going. pic.twitter.com/zb8cHHpN84
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) November 17, 2022
Top Channel