
26/02 22:19
Zaporizhzhia është bombarduar sërish gjatë natës së enjtes, duke lënë të vdekur nëntë persona.
Nga sulmet u shkatërrua ndërtesa banimi në rajonin juglindor, aty ku ekipet e shpëtimit nxorën trupat e pajetë.
“Që nga mëngjesi i sotëm u gjetën 2 të vdekur të tjerë. Kështu, 9 të vdekur tashmë janë gjetur si rezultat i raketave të terroristëve rusë që granatuan ndërtesat e banimit dje”, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Zelensky.
Top Channel