24/12 19:32
Ekspertët ukrainas po punojnë në vendin e shpërthimit në Poloni, ku një raketë la të vrarë dy persona.
“Ekspertët ukrainas po punojnë tashmë në vendin e tragjedisë në Przewodów të shkaktuar nga terrori raketor rus kundër Ukrainës. I jam mirënjohës palës polake që u dha atyre akses. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në mënyrë të hapur dhe konstruktive, siç bëjnë miqtë më të afërt”, shkroi të premten në Twitter ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Udhëheqësit e Polonisë dhe NATO-s deklaruan se raketa që ra në fshatin polak të Przewodow mendohet se është hedhur nga forcat ukrainase për t’u mbrojtur nga një valë sulmesh ruse. Ata e konsideruan këtë ngjarje si një incident.
Top Channel