Mjekë dhe infermierë të cilët mbarojnë studimet në Shqipëri çdo ditë më shumë lakmojnë të punojnë në spitale të vendeve europiane, kryesisht Gjermani.
Në qendrën spitalore Nënë Tereza, më e madhja në vend nuk ka mjek penumolog në shërbim të pacientëve edhe pse kërkesat janë të mëdha. Kryetarja e shoqatës së penumologëve thotë se nuk ka mjekë pneumologë të larguar.
Prof Dr Silvana Bala: Jo nuk kanë ikur pneumologë, fatmirësisht ata punojnë e janë të kënaqur.
Në lidhje me vendin e mbetur bosh të mjekut penumolog në QSUT, pasi mjeku që ishte, është larguar drejt Gjermanisë para disa kohësh, drejtoresha e Sanatoriumit shpjegon se nevojat e QSUT mbulohen duke dërguar mjekë.
Mjeku pneumolog i Sanatoriumit shkon pas orës 13 në QSUT. Por burime të Top Channel në QSUT thonë se kërkesat për konsultë te pacientët që bëjnë komplikacione në mushkëri janë më të mëdha, të cilat nuk mbulohen jo vetëm nga një mjek që vjen nga Sanatoriumi pas orës 13 por as nga një mjek i vetëm pneumolog që qëndron çdo ditë në shërbimet e QSUT.
Sipas të njëjtave burimeve situata post covid ka shtuar komplikacionet në mushkëri tek pacientët dhe nevojiten minimumi tre mjekë penumologë të punësuar në QSUT.
Top Channel