Një mi leshtor është bërë i famshëm kur u filmua në vitrinën e një dyqani luksoz sendesh lëkure në qendër të New York, duke habitur si kalimtarët ashtu dhe drejtuesit.
Butiku Il Bisonte, në Manhattan, cili shet sende të rafinuara lëkure, është mbyllur tashmë pas vizitës surprizë të brejtësit.
Më herët miu i preferuar i dyqanit u fotografua dhe nga gazetari i njohur vendas Max Guiliani – teksa sillej rreth një çante lëkure burrash me vlerë $995 si dhe rreth një kapeleje elegante me çmim $225.
Me sa duket brejtësi donte të konfirmonte cilësinë e lëkurës italiane, para se të kalonte te kapelja.
Ai bie më pas nga stenda e kapelës dhe shihet që niset me vrap drejt daljes.
Window shopping in New York City #NYC pic.twitter.com/8dRNrb6lWg
— Max Guliani (@maximusupinNYc) November 17, 2022
Klientët jashtë vitrinës trokitën për të njoftuar stafin që kishin një vizitor të padëshiruar.
Një grup djemsh që ishin jashtë trokitën në xham për të më treguar, dhe unë mbylla dyqanin e ndeza dritat”, tha menaxherja e butikut Lisa Stefani.
New York City njihet për minjtë e tij famëkeqë të cilët janë fotografuar në situata të tjera ekstreme siç është ajo e copës së picës, duke shokuar përdoruesit në rrjetet sociale.
Top Channel